“Torta Zalli, mjaftë e pasur dhe ideale për festa”
Artikujt:
6 pudinga vanilje,
1.5 litër qumësht,
1 margarinë
10 lugë gjelle sheqer,
300 gr biskota te bluara Sedefi
300 gr arra te bluara imët,
300 gr miell kokosi,
1 cokollatë për zierje
Udhëzimet:
Përziejmë pluhurin e pudingës me 1 gotë qumësht të ftohët,kurse pjesën tjetër të
qumështit e vëmë të ziej me sheqerin.
Pasi qumeshti vlon,shtojmë pudingat dhe i përziejmë në temperaturë të ulët derisa kremi
të trashet. E largojmë nga zjarri,shtojmë margarinën dhe e përziejmë derisa të shkrihet
margarina.
Masën e kremit me pudinga ndahet në tri enë të veçanta.
Në njërën shtojmë gjysem çokollate në rende dhe biskotat e bluara dhe e përziejmë mire.
Në masën tjetër përziejmë kokosin ndërsa në të tretën përziejmë arrat me masën.
Shtresat mund të vendosen në kallëp formë rrethi 24 apo 26 cm apo formë drejtkëndëshi
30-30 cm e gjatë.
Në shtresën e parë vendosim masën me biskota dhe e lëmë të ftohet pak.
Më pas shtojmë pjesën me kokos dhe ne fund pjesën me arra të bluara.
Dekorimi bëhet sipas dëshirës. Mund të dekorohet me shllag dhe cokollatë të grirë në
rende, me çokollatë të shkrirë të zirjes apo me kokos dhe çokollatë të grirë në rende.
Preferohet të ftohet para servimit.