“Momentet më të bukura kalohen kur kafen e shoqërojmë me rollatë me biskota”
Përbërësit
2 Paketime Sedefi Petit Beure
1 Gotë qumësht
3 Lugë Kakao
100 gr. çokollatë e zezë për gatim
125 gr. margarinë
3 Lugë sheqer
Arra ose lajthia sipas shijes
Përgatitja:
Në një tenxhere shkrihet margarina me qumështin. Pastaj i shtohet kakoa dhe sheqeri. Në
një enë tjetër i thërrmoni me dorë biskotat Sedefi Petit Beure. Masën e lëngshme e shtoni të
keksa dhe përzieni mirë. Me ndihmën e celofanit qese jepni formën e rrolladës dhe futeni
në ngrirje. Ju bëftë mire!